Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë- Vorë

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Vorë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ka mbetur i vdekur 65-vjeçari, Dodë Muça.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.