AMG Project One, me shpejtësi maksimale prej 350 kilometrave në orë (Foto)

Po afron data kur do të zbulohet pamja e vërtetë që do të ketë AMG Project One.

Marcedes ka bërë të ditur, se kjo hiperveturë do të prezantohet në Frankfurt Motor Show, gjatë këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se vetura më e përfolur nga kompania gjermane do të arrijë deri në 350 kilometra në orë.

Deri më tani ka pasur shumë spekulime për dukjen e saj, pasi ishte shfaqur vetëm silueta, ndërsa janë bërë dizajne të ndryshme se si do të duket.

Shpërndaje.