Arifi: Zhbërja e Speciales me pasoja katastrofale për vendin!

Kosova është duke u ballafaquar me situata tensioni politike dhe të sigurisë. Kjo për shkak të polarizimeve politike për cështjen e demarkacionit e kufirit me malin e zi dhe fillimin e punës së gjykatës speciale.

Në lidhje me këto tema Gazeta Liria ka zhvilluar intervistë me Flurim Arifin, i cili thotë se shenjëzimi i vijës kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të zi, është veprim strategjik i Republikës sonë, pasi që ardhmëria e shtetit tonë me përafrimin tonë me BE-në është i lidhur direkt me këtë proces, kurse qeveria e Republikës sonë është në defanzivë (si cdo herë fatkeqësisht) edhe në këtë proces. Kurse demarkacioni duhet të kaloj padyshim, dhe opozita duhet që te kaloj vetën dhe të procedoj me këtë proces.

Ndërkaq, sa i përket procesit të Gjykatës Speciale Arifi atë e sheh si proces nëpër të cilin Kosova duhet të kaloj. “Republika e Kosovës ka marr obligime nderkombtare, ky obligim përfshin edhe Gjykaten Sepciale, që sic dihet kjo ishte një padrejtesi e madhe për shtetin tonë”.

Arifi më tej ka komentuar edhe iniciativën e deputetëve për zhbërjen e Gjykatës speciale, “Çdo iniciativë që ndërrmeret nga te zgjedhurit e popullit duhet të respektohet, por këto nisma që kanë karakter ndërkombetar duhet që padyshim të jenë në kordinim me miqët tanë”.

Ndërsa në rast të zhbërjes së Gjykatës Speciale pasojet për shtetin tonë do të ishin katastrofale ne rrafshin politik dhe social.

Shpërndaje.