Ç’është kjo krijesë misterioze? (FOTO)

Uragani Harvey nuk i zhvendosi vetëm njerëzit, por edhe krijesat e detit.
Javën e kaluar, një person në Twitter ka kërkuar ndihmë për ta identifikuar një krijesë misterioze që gjeti në një plazh të Texas-it pas uraganit Harvey, transmeton Klan Kosova.

Kafsha e vdekur duket e pa fytyrë, me dhëmbë të mprehtë dhe trupin në formë cilindri.

Biologët të cilët i janë përgjigjur parashtruesit të pyetjes thanë se ky përbindësh i detit ishte një lloj ngjale, por e kishin të vështirë ta përcaktonin llojin.

Përgjigjja më e popullarizuar ishte se kjo krijesë duhet të jetë një ngjalë-gjarpër, e cila njihet se jeton nëpër ujërat e Meksikës.