‘City mund të fitojë Ligën e Kampionëve’

Patrick Vieira beson se Manchester Unitedi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Mesfushori francez, Patrick Vieira ka thënë se Manchester City ka mundësi të mira për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Ai tha se për të arritur këtë, atëherë Aguero, David Silva, Toure dhe Kompany duhet të jenë të gatshëm për të luajtur.

“Skuadra ka punuar shumë në sjelljen e lojtarëve të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve. Nëse të gjithë lojtarët janë 100 për qind, atëherë ata kanë mundësi të mira për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha Vieira.

“Kur Aguero është në më të mirën e tij, ai mund të bëjë diferencën. Ai është top lojtarë dhe një nga më të mirët në botë. Toure po ashtu, ndërsa David Silva është një nga të preferuarit e mijë të te gjitha kohërave”.

Shpërndaje.