Çmendet Reali, ofertë marramendëse për Lewandowskin (Foto)

Real Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lewandowski.

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 99 milionë eurove për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin, shkruan The Sun.

Lewandowski është duke shkëlqyer këtë edicion ku ka shënuar 31 gola në të gjitha garat për Bayernin. Për sulmuesin interesim ka shpreh edhe Paris Saint Germain.

Sipas The Sun, edhe përkundër ofertës marramendëse të Real Madridit, Bayerni është i gatshëm që të luftojë deri në fund për ta mbajtur polakun në ‘Alianz Arena. /Express/

lewa-3

Shpërndaje.