Daçiç: Perëndimi po lëviz kufinjtë e Ballkanit përpara se ta integrojë në BE

Numri dy i qeverisë serbe dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç, ka bërë një deklaratë bombastike në gazetën ruse Izvjestja, ku thekson se “fuqitë e mëdha kanë synim që të lëvizin sërish kufinjtë e Ballkanit përpara se ky rajon të jetë pjesë e Bashkimit Europian”.

Deklarata e Daçiç që është rimarrë nga të gjitha mediat serbe, është një sulm i fortë ndaj Perëndimit, ndaj të cilit njeriu i Moskës në Beograd tha se ka pasur “standarde të dyfishta dhe qëndrim hopokrit”.

Ai shkoi edhe më tej kur thotë se nëse BE do të kërkojë nga Serbia gjëra jashtë mundësive të saj, Beogradi nuk do të lejojë që të lëshojë nga sovraniteti i kombit.

Ndërkaq, në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Europian për sanskionet ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm serb deklaroi se vendi i tij do t’i kundërshtojë fort këto sanksione dhe nuk do t’i pranojë, edhe nëse i kërkohen me ngulm nga ana e Brukselit.

“Jemi gati të përballemi me konseguenca nëse na imponohen vendime jashtë qëndrimeve tona”, tha ai.