Dallaveret për regjistrim të fëmijëve në shkollat më të mira fillore në Prishtinë (Video)

Falsifikimet e dokumenteve të banimit nga ana e prindërve, sa për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollat ku ata dëshirojnë, është një fenomen që po ndodh së fundmi.

Kjo ndodhë për shkak se prindërit dëshirojnë që fëmijët të shkojnë në shkolla me sistem më të mirë arsimor.

Sipas rregullores, regjistrimi i nxënësve bëhet sipas zonimit, pra nxënës duhet të jenë ata të lagjes ku është shkolla.

Për këto raste akuzohen noterët dhe avokatët.

Në Komunën e Prishtinës thonë se janë në dijeni për manipulime të tillë.
Ndër shkollat më të preferuara për nxënësit janë “Xhemajl Mustafa”, “Faik Konica” dhe “Hasan Prishtina”.

Shpërndaje.