Emri i ri i Maqedonisë takon Tsipras dhe Zaev në Davos

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, do të takohen nesër në Davos në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror për të diskutuar mbi propozimet e fundit të ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz mbi emrin e ri të Maqedonisë.

Analistët në të dy vendet besojnë se ky është padyshim takimi më i rëndësishëm i nivelit të lartë në mes të dyja vendeve, i cili duhet të vendosë për hapat dhe afatet e mëtejshme për gjetjen e zgjidhjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Ndryshimi i emrit të këtij vendi është kusht i Greqisë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë

Shpërndaje.