Është shndërruar në “gur” që kur u pickua nga një insekt, kjo grua vuan nga një sëmundje e pashërueshme (Foto)

Rebecca Willers që punon me kafshë dhe menaxhon parkun “Shepreth Wildlife” në Kembrixh, thotë se kur është pickuar nga një insekt është duke u shndërruar në “gur”.

37-vjeçarja është diagnostifikuar me sëmundjen e pashërueshme e njohur si “sklerodermë”, kur u pickua nga një insekt derisa po tentonte të shpëtonte tigrat në xhungël, transmeton Telegrafi.

Por, kjo sëmundje e rrallë vret një në 10 person brenda një periudhe 5-vjeçare. Mjekët besojnë se kjo sëmundje i është bartur në vitin 2015, kur një insekt e kafshoi në parkun nacional në Indonezi.

Rebeca nuk e di se edhe sa kohë do të jetojë, por atë po e frikëson fakti se gjendja e saj shëndetësore dita ditës është duke u përkeqësuar.

“Pastrimi i dhëmbëve më shkakton probleme, pasi që e kam bindjen se duart i kam sikur të ishin ndonjë shkëmb”, ka deklaruar Willers.

Dhe pikërisht për shkak të kësaj sëmundje ajo është dashur të heq dorë nga ëndrra e saj e fëmijëve që të ngjitet në majën e malit Everest.

“Trupi im ka planet tjera për mua. Kjo sëmundje e rrallë është duke sulmuar organet e mia, përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat dhe muskujt”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/