Griezmann te klubi i ri për 80 milionë euro

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann do të transferohet në Premierligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Antoine Griezmann do të transferohet në Premierligë, pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesi i Atletico Madridit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Vicente Calderon. Dhe, kjo ka bërë që ai të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Chelsea është e gatshme të paguajë çmimin e kërkuar nga Atletico Madrid me vlerë prej 80 milionë euro për transferimin e reprezentuesit francez, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.
Griezmann mund të jetë mbulesë për mesfushorin Eden Hazard që pritet të largohet nga Chelsea, në fund të këtij sezoni.Griezmann, së fundmi është kërkuar edhe nga Real Madrid.

Shpërndaje.