Grupi i ri i tifozëve të kombëtares Shqiptare “Illyrian Elite”: Mbi të gjitha Shqipëria

Kohëve të fundit skenës së tifozerisë Shqiptare i është shtuar edhe një grup i ri. Ata quajnë vetën “Illyrian Elite” dhe ne kemi kontaktuar njërin nga përfaqësuesit e tyre për Kosovë Trimnor Hasanin me të cilin kemi realizuar një intervistë.

Gazeta Liria: Kush është grupi i ri i tifozëve ‘Illyrian Elite’?

Trimnor Hasani: Grupi Illyrian Elite është grup më i ri që ka për qëllim përkrahjen e djemve të kombëtares sonë. Vlen të permendet se në periudhë shumë të shkurtër ky grup ka arritur të bashkoj një numër të madh të tifozve të cilët dallojnë shumë nga grupet tjera në aspektin e kulturës dhe ideologjive të përbashkëta.

Gazeta Liria: Kush e ka themeluar këtë grup?

Trimnor Hasani: Themeluesit e këtij grupi jemi ne që jemi shumë vite Ultras në ekipe të ndryshme si psh. në Gjermani, Itali, Zvicër, Kosovë dhe Iiridë- Shqipëri. Kemi dashur të sjellim ndryshime nga ajo që jemi mesuar të shohim në tribunat e kombtarës. Ajo që realisht duam ne si themelues është që t’i bëjmë bashkë tifozet e kombëtares nga të gjitha trojet shqiptare ku ata ndodhen dhe bashkë të tregojmë kulturë të lartë të tifozorisë kur të gjendemi në tribunë.

Gazeta Liria: Cili është qëllimi i themelimit të këtij grupi?

Trimnor Hasani: Grupi ka vetëm një qëllim kyq, e ai është përkrahja e kombëtares shqiptare ku do ku ata do të luajnë. Pêr ne si grup nuk do të ketë rëndësi asnjë kufi, çka do të thot kjo se për kombetaren tonë do jemi në gjendje të shkojm deri në skaj të botës. Grupi nuk ka kurrsesi qëllim që të perfitoj nga populli jonë. E gjitha çka duhet bërë dashamirët e kombëtarës është që të antarsohen tek grupi ynë në mënyrë që të kenë disa lehtësim kur është fjala për caktimin e takimeve dhe organizimeve të tjera.

Gazeta Liria: Çfarë nënkupton krijimi i këtij grupi për Tifozat Kuq e Zi dhe cili është dallimi?

Trimnor Hasani: Dallimi në mes nesh dhe atyre është për nga menyra se si sillemi ne në tribunë ngase deri tani nga tifozët Kuq e Zi I kemi parë duke mos përkrahur maksimalisht djemët tanë në tribunë. Ata në vend që të jenë aktiv duke ndezuar atmosferen pa pushim shumë prej tyre rrijnë duke ngrënë ushqime. Në fakt do të duhej të ngrisim zërin dhe të brohorasim me zemër për ata sepse ata janë në fushë sa për veten aq edhe per ne- tifozët e tyre. Për këtë arsye mendojmë se edhe shumë lojë ka humbur kombetarja jonë. Po edhe nëse kjo nuk është arsyeja e humbjeve në fund të fundit ata janë lojtarët tanë dhe ne nuk do të duhej t’i fyenim por të jemi ngushllyes për lojrat tjera. Edhe pse ndonjehere humbim nuk duhet ti ofendojmë lojtarët që na përfaqesojnë por, të jemi ngushllyes dhe optimist se herave të tjera do t’ia dalin.

Gazeta Liria: Si do të bëhet organizimi i grupit, cila është shtrirja e tij?

Trimnor Hasani: Grupi jonë ka menyrë shumë të mirë të organizimit me tifozë gjë që nuk dallom shumë nga ajo si funksionon një familje. Secili antar ka të drejtë që të jep mendimin të cilin më pasë e vlersojmë të gjithë, ne nuk punojmë në menyrë vetanake dhe gjithçka që bëjmë, e bëjmë në mënyrë trasparente, fjala është kur kemi të bëjmë me pagesat e ndryshme. Shijta e biletave nga grupi jonë do të jetë me çmimin e njëjtë për të gjithë, ndërsa për anëtarët tonë s’do ketë asnjë perfitim. Gjithashtu edhe udhetimin do ta organizojmë në menyrën më të lirë tê mundshme.

Në grupin tonë kemi anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare: Shqiperi, Kosovë, Kosovë lindore, Ilirid dhe Qameri, mbi të gjitha vlenë të theksohet që ndërë themeluesit kryesor janë bashkatdhetarët tonë që jetojnë në vendet e Evropës e deri në Amerikë.

Gazeta Liria: Grupi i juaj do të shërbejë për përkrahje të Kombëtares Shqiptare apo edhe asaj të Kosovës?

Trimnor Hasani: “Mbi të gjitha Shqipëria” Ky slogan besoj që shpjegon të gjithën. Për ne egziston vetëm një komb që flet një gjuhë, prandaj nuk e njohim një komtare Kosovare ngase nuk egziston ai komb. Kosova mund të dërgoj në lojra përfaqesuese por atë ne nuk mundemi ta përkrahim për arsyen e cekur më lartë.

Gazeta Liria: Cili është mesazhi juaj për anëtarët potencial të grupit?

Trimnor Hasani: Sa i përket antarsisë kisha dashur te potencoi diçka me rëndesi se çëllimi jonë nuk është vetem të bëjmë sa më shumë anëtar por, të antarsojmë njerëz që vërtetë mendojn që gjithçka duhet të japin për kombëtaren dhe që nuk do të ndalen të brohorasin në tribuna deri në sekondat e fundit kur përfaqësuesja jonë ndodhet në fushë por edhe të jenë përkrahes edhe pas mbarimit të lojës. Pra, në këso vende dhe kohë të jemi me ta dhe për ta. Prania jonë të mos te jetë vetëm numër në tribunë por të jemi ULTRAS.

Ne i këshillojm tifozët që kur të jenë të pranishëm për përkrahjen e kombëtarës t’i brohorasim ata dhe mos të vijnë aty e në anën tjetër të bëjnë tifo klubeve lokale./gazetaliria.com/

13957603_10157803763710355_914280282_n 13989418_10157803763695355_1480102040_n 13957599_10157803763530355_586509099_n

Shpërndaje.