Harasani: Qeveria diktatoriale e Malit të Zi ka privatizuar për vete më shumë se 90% të pasurisë së shtetit

Pëë gjendjen e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ulqin, për Gazetën Liria prononcohet z. Ilir Harasani përfaqësues i levizjes qytetare URA ne Ulqin.

  • Mundë të na thoni se cili është misioni i Lëvizjes URA në Mal të Zi, cila është shtrirja që ju si subjekt e keni dhe cfarë synoni?

Lëvizja URA  është lëvizje qytetare jo formale, e hapur për të gjithë qytetaret e Malit të Zi. Synimi ynë kryesorë është bashkimi i qytetarëve në Mal të Zi pa marrë parasyshë përkatësin e tyre kombëtare, etnike, fetare që proklamojnë vlera morale politike, drejt misionit tonë të ndërrimit pushtetit dhe  rrugës drejt  integrimit euro-atlantik.

  • Nga Kosova, por dhe nga Shqipria, ka kritika ndaj liderëve të Shqiptarëve të Malit të Zi lidhur me përçarjet eventuale të tyre. A mendoni se politikanët shqiptarë në Mal të zi janë të përçarë, dhe nëse po, si do të duhej t’i menjanonin këto diferenca?

Kritika më se me vend. Ne shqiptparët në Mal të Zi shikuar proporcionalisht me kombësit tjera që jetojnë në Mal të Zi sa i përket partive politike e nxëjmë vendin e parë, kemi më së shumëti parti politike se sa kombësit tjera që kanë, edhe pse me numër jemi më pak. Paradoks i paspjegueshëm i përçarjeve mbase i infektuar në të gjithë trojet ku jetojnë shqiptarët në Balkan. Se si mund të menjanohet ky infeksion për mendimin tim ka vetëm një zgjidhje të pakten këtu për shqiptarët në Mal të Zi, e ajo është që intresi i ngushtë të zëvendësohet me atë të përgjithshëm, dhe që më shumë të kemi “ushtarë” se sa “gjeneralë”.

  • Cili është rasporti juaj me liderët politik shqiptarë të Malit të zi?

Të them të drejten nuk është një raport në nivel. Nuk është arsyeja që konceptet tona politike nuk janë të ngjajshme sepse ne jemi lëvizje qytetare kurse ato janë parti nacionale. Por dallimi kryesor është që ato si parti nacionale të vogla me ndjenjë infreoriteti mbështeten çdo herë tëk partia më e fuqishme ne këtë rast tek PDS-ja partija e Milo Gjukanoviqit. Vlenë të ceket për opinioni Kosovar sa i përket raportit me partitë nacionale, edhe pse pak a shumë i njohur dhe atje, ne para dy viteve jemi “fliuar” nëse mund të shprehem  ashtu për partitë nacionale shqiptare saktësisht “Forcen” dhe “ kualicionin për të ardhmen e Ulqinit” duke i krijuar shumicen në kuvendin komunal Ulqin, dhe atë pa kushte veçse me të vetmin qëllim që PDS mos ta arrijë pushtetin në Ulqin dhe që kryetari të jetë nga partitë shqiptare. Si më keq para ca muajve pa përfunduar mandatin që të dyjat partitë veçmas kanë nisur inicijativën e bisedimeve me PSD  pa dijen tonë që ajo të vijë në pushtet, dhe si rezultat i kësaj kemi japur dorheqje nga qeverisja lokale ne Ulqin.

  • Si janë raportet tuaja me qeveritë shqiptare (Shqipri, Kosovë dhe faktorin politik shqiptarë në Maqedoni)?

Raportet tona me qeveritë shqipëtare janë në nivel, edhe pse si lëvizje e re nuk kemi pasur edhe shumë mundsi të krijomë lidhje të shpeshta, por gjithesi kemi pasur takime zyrtare dhe jozyrtare më të tre vendet e lartëpërmendura. Keni parasysh që themeluesi dhe nënkryetari i lëvizjes URA Dritan Abazoviqi është i kombësisë shqiptare ne  kemi fituar mbështetje dhe përkrahje për punën tonë nga qeveritë shqiptare.

  • Si qëndron raporti juaj me qeverinë e Malit të zi?

Raporti me qeverinë për fat të keq është për tu dëshiruar. Vështire të keni një raportë të mirëfillt dhe korrekt me nje qeveri që është në pushtet që 25 vite rresht! Për më keq gjatë gjithë këtyre viteve qeverisjeje diktatoriale, ka  privatizuar në mënyren më të eger po thuajse të gjithë resurset shtetrore, ku pjestarët e qeverisë dhe rrethi i tyre i ngushtë kanë më shumë se 90% të pasurisë së shtetit, vota e lirë e qytetarëve është e cunguar dhe e kushtëzuar, migrimi dhe papunsia çdo ditë në rritje, e kjo e është shkas për një raport që thashë më lart.

  • Cila është trajtesa që kjo qeveri ju bënë shqiptarëve të Malit të zi, dhe si e spjegoni votimin e qeverisë së MZ nga deputetët e partive politike Shqiptare ?

Trajtesa jo e duhur që bënë qeveria për shqiptarët është më se e dukshme, theksoj veç disa elemente kryesore , shqiptarët çdo ditë dhe më shumë emigrojnë, nuk rrespektohen të drejtat tona si pakicë, nuk kemi arsimin të lartë në gjuhen shqipe etj. Përkunder asaj që thash partitë shqipëtare si “përfaqsues” të shqiptarve,  i ftojnë  shqiptarët para zgjedhjeve që të votojn veçse shqip mos ta harrojnë flamurin etj. kurse pas zgjedhjeve bëjn gara kush ti bashkangjitet i pari partis se Gjukanoviqit. Theksoj që tashë e sa vite  janë pjesë e kualicionit qeverisës, dhe atë pa kushte. Serioziteti i partive nacionale shqiptare tregon fakti që dy partitë shqiptare dhe të vetmet në kuvendin e Malt të Zi  janë në kualicion qevereisës por nuk kanë as edhe një funksion eksekutiv në qevrei! Por kjo për ta nuk do thot asgjë për ti dhënë besimin qeverisë që nuk janë pjesë e saj! Keni parasysh që qeveria ka fituar besimin në Kuvend veçse për një votë më shumë , kështu që pa voten e dy shqipëtareve qeveria do bie, ky ishte rast ideal për partitë shqiptare për ta kushtëzuar qeverinë, një gjë të tillë nuk e bënë, por e mbështeten pa kushte.

  • Cfarë po ndodhë me Kriporen e Ulqinit dhe cili është roli juaj në këtë mes?

Fabrika e kriporës është njëra ndër privatizimet e egra që qeveria e Gjukanoviqit ka bërë, duke e shitur shokut të tij me qëllim që gjithë këtë territor rethë 14 kilometra katrorë e që i bije afro 10% e teritorit të Komunes së Ulqinit ta kthej në tokë ndërtimore. Si fabrika më e vjetër  në Ulqin është shitur me më pak se një milion euro. Fabika tashi më nuk funksionon, por e mira e së keqës është që Kriporja do bëhet zonë e mbrojtuar, vlen të ceket se Kriporen e vizitojnë më se 50% e shpendeve që posedon i gjithë kontinenti Evropian. Ne si Lëvizje kemi insistuar disa herë kryesisht me OJQ-ët, me Qendren e ruajtjes  se shpezëve ne Mal të Zi, po ashtu kemi dhënë propozime në Kuvendin e Malit të Zi, pastasj përmes ndërkombëtarëve me theks të vaçantë me ambasadoren e Gjermanisë zonjën Shtajnaker e cila ka insistuar fuqishëm që Kriporja të bëhet zonë e mbrojtur. Gjithashtu dua të theksoj satisfaksionin që Kriporja është kusht kryesorë për hapjen e kapitujve drejt negociatave me BE-në tek çeshtja e ekologjisë, dhe kjo na bën disi të besojmë që qeveria nuk do ta degjenerojë këtë pjesë aq të bukur natyrore.

  • Flitet që Prokuroria Speciale do të hetojë Komunën e Ulqinit, a mund të na thoni se për cfarë bëhet fjalë konkretisht?

Keni të drejtë, Prokurorija speciale veçëse ka nisur hetimet dhe atë me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeken për momentin çështja është në procedurë e sipër, të shohim si ka për tu përfunduar. Fakti relevant që ka pasur manipulime, dhe nëse hetimet kryhen siç duhet për mendimin tim Prokuroria nuk do dali me duar boshë.

  • Cfar mendoni, sa është e përgatitur Lëvizja qytetare URA për zgjedhjet e ardhshme komunale në Ulqin dhe Mal të zi?

Për Uren këto do jenë zgjedhjet e para, dhe si e tillë sipas sondazheve qëndrojm mirë në nivelin shtetror me 9%. Çdo ditë dhe më tepër kemi antarsim kryesisht të të rinjëve pa prapavijë politike, që dëshirojn ndryshime.

  • Cili është mesazhi apo edhe kërkesa juaj për liderët shqiptarë (Shqipri, Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore)?

Mesazhi im edhe pse jo shumë kompetet, do ishte stabiletet politik me anë të dialogut, dialog në Shqipëri për konfliktet pozitë-opzit që çdo ditë dhe më shumë janë të theksuara. Në Kosovë dialog për çështjet “zajednica” dhe demarkacioni, (për mendimin tim nuk zgjidhen problemet ne rrugë si pretendon opozita, sidomos ne kohen e sotme). Në Maqedoni dialog për unitet të shqipëtarëve sidomos që tani  në këtë  kaos atje kanë shansin të arrijnë shumë kur kemi parasyshë përqindje shqiptare./gazetaliria.com/

Shpërndaje.