Ilir Deda: Listë të përbashkët opozitare ose PDK-në përsëri në qeveri

Kosova për momentin gjendet në një situatë të “regresit” politik për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike të pozitës dhe opozitës. Si pasoj e kësaj gjendje, përveç Kuvendit, po vuajnë edhe institucione tjera. Andaj deshëm që të marrim një intervistë nga ju, si deputet i Kuvendit të Kosovëa karshi këtyre zhvillimeve.

Gazeta Liria: Ju, së bashku me zonjën Osmani, keni paraqitur një propozim-marrëveshje me të cilën synohet funksionalizimi i vendit. Pse mendoni se ajo do të ishte zgjidhja për ngërqin politik dhe pse nuk u mor parasysh nga liderët tjerë politik?

Ilir Deda: Në nëntor të vitit të kaluar propozim marrëveshja e propozuar nga Vjosa dhe unë ishte përgjegjja jonë ndaj situatës me të cilën nuk pajtoheshim. Tash ai propozim nuk është relevant sepse shumica e pikave janë plotësuar. Tash dihet që Bashkësia e komunave do të jetë OJQ dhe nuk do të jetë njëetnike, dhe gjithashtu ka zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Nuk e di pse nuk e pranuan liderët partiak. Ata në fakt as nuk e kanë refuzuar propozimin.

Gazeta Liria: Opozita e bashkuar ka ndërmarrë shumë “aksione” me anë të të cilave ka synuar bllokimin e punës sëKuvendit, me shkas shtyerjen e procesit të formimit tëasociacionit të komunave serbe dhe kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ju nuk jeni pajtur me disa aksione megjithëatë në protestën e fundit të opozitës keni marrë pjesë, a do të thotë kjo se keni afruar qëndrimet me LVV?

Ilir Deda: Unë do të marr pjesë në çdo protestë të qetë që ka kërkesë doreheqjen e Qeverisë Thaçi-Mustafa. Mospajtimi me dhunë nuk është në kundërshtim me pjesëmarrje në protesta paqësore që kanë kërkesë të qartë politike.

Gazeta Liria: Ju si pjesë e opozitës së bashkuar keni premtuar që nëprotestën e ardhëshme, që është paralajmëruar më 17 shkurt,  do të dilni me flamurin shtetëror të Kosovës, pse do ta bëni këtë?

Ilir Deda: Sepse është përvjetori i pavarësisë së Republikës e cila përfaqësohet me këto simbole, pa marrë parasysh a na pëlqejnë apo jo. Dhe e shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale të  bashkangjiten në protestë.

Gazeta Liria: E dijmë që tani mandati i Presidentes Jahjaga është në përfundim, si e vlerësoni rolin e zonjës Jahjaga në mandatin e saj Presidencial?

Ilir Deda: Presidentja Jahjaga e ka përfaqësuar Kosovën shumë mirë në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, në procese të rëndësishme të brendshme të shtetit tonë në shumicën e rasteve ka heshtur. Dhe kjo heshtje më shumë i ka kontribuar thellimit të problemeve në Kosovë se sa zgjidhjes së tyre.

Gazeta Liria: Koalicioni qeverisës PDK-LDK sipas marrëveshjes, dhe deklaratave të udhëheqësve të tyre thonë se Hashim Thaci do të zgjedhet President i Republikës sëKosovës, cili është opinioni juaj rreth kësaj cështje?

Ilir Deda: Besoj thellë që H. Thaçi nuk do të zgjidhet president – ai pikë së pari nuk e ka përkrahjen e qytetarëve, ndërsa nuk ka as mbështetje ndërkombëtare.  Gjithashtu po shohim që po ndodhë një zgjim i pjesës demokratike të LDK-së ku baza e partisë ka filluar të kundërshtojë marrëveshjen e Mustafës me Thaçin.

Gazeta Liria: Sipas jush në këtë kohë kush do të ishte propozimi ideal për President të Kosovës?

Ilir Deda: Më së miri është që presidenti të zgjidhet nga qytetarët.

Gazeta Liria: A mendoni që zgjedhjet janë zgjidhje për situatën politike në vend?

Ilir Deda: Po, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme. Qeveria që me lehtësi i shkelë 4 kapituj të Kushtetutës – nga gjithsejt 13, nuk ka kredibilitet as të qeverisë e as ta vazhdojë dialogun me Serbinë në Bruksel.

Gazeta Liria: Nëse shkohet në zgjedhje të parakohëshme, cfarë mendoni a duhet opozita të garojë si e bashkuar në një listë të vetme?

Ilir Deda: Unë me vite kam qenë ithtar i idesë së listës së përbashkët opozitare ku do të merrnin pjesë partitë politike, individë të pavarur e pjesëtarë të shoqërisë civile që do të ofronin edhe plan kredibil qeverisës dhe në këtë mënyrë të fitohet besimi i qytetarëve në zgjedhje dhe të filloj ndryshimi ekonomik e politik i stërvonuar në Kosovë. Në të kundërtën do të kemi PDK përsëri në qeveri.

Gazeta Liria: Më herët ju keni qenë Drejtor i institutit KIPRED. Nga përvoja juaj si e shihni rolin e shoqërisë civile në situatën aktuale politike në vend ?

Ilir Deda: Shoqëria civile ka marr rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë dhe unë vetëm mund t’i përgëzoj përfaqësuesit e saj për guxim dhe veprim.

Gazeta Liria: Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Republikës së Kosovës

Ilir Deda: Pa marr parasysh zhgënjimin e thellë dhe gjendjen politike aktuale, qytetarët duhet të dijnë që vetëm me vendosmërinë dhe përkrahjen e  tyre mund ta ndyshojmë Kosovën e t’a bëjmë shtet me zhvillim ekonomik e shoqëror, me cilësi nëarsim e shëndetësi, shtet ku luftohet korrupsioni e krimi i organizuar, vend ku qytetarët do të kenë mundësi për jetë me dinjitet, dhe Kosovë të respektuar ndërkombëtarisht./Gazetaliria.com/

Shpërndaje.