Interi rimerr kreun

Skuadra e Roberto Mancinit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në luftë për titull të ligës, duke e mposhtur Genoan në Meazza.

Interi fitoi minimalisht kundër skuadrës më të vjetër në Serie A, shkruan Koha.net.

Pikët e plota Nerazzurëve ua siguroi goli i Adem Ljajiqit, i cili shënoi në minutën e 59’. Interi nuk e përfundoi takimin me të gjithë lojtarët në fushë, pasi në minutën e 86’ D’Ambrosio ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Kjo fitore e rikthen Interin në krye të tabelës së klasifikimit në Serie A, e ndjekur nga Napoli që ka dy pikë më pak, e cila nesër luan kundër Bolognas./koha/