Ju kujtohet arbitri skandaloz? ZYRTARE: Aytekin gjykon ndeshjen në Champions

Të gjithë e mbajmë mend gjyqtarin Deniz Ayteki i cili vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes pasi u akuzua se ndihmoi Barcelonën në përballjen kundër PSG-së.

Ditën e sotme UEFA ka vendosur që gjyqtari Deniz Aytekin të rikthehet në Champions League duke drejtuar përballjen mes Mariborit dhe Spartak Moskës, e vlefshme për Grupin E, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Të presim nëse gjermani tashmë do të gjykojë mirë apo sërish do të jetë pjesë e gafave skandaloze ashtu si edicionin e kaluar.

Shpërndaje.