Kinezët ndërtojnë urën kroate që shmang Bosnjën

Kompania shtetërore kroate e rrugëve, Croatian Roads, ka njoftuar se Korporata kineze e rrugëve dhe urave do ta ndërtojë urën e Peleshacit, që do të jetë projekti më i madh infrastrukturor i vendit.

Oferta nga kompania shtetërore kineze ishte më e lirë se ajo e Strabag-ut austriak – 279 milionë euro në krahasim me 351 milionë euro.

Një konsorcium italo-turk kishte garuar po ashtu në këtë tender por ishte refuzuar për shkak të një garancisë jovalide bankare.

Tenderi ishte hapur në shtator të vitit të kaluar dhe kompanitë kishin katër muaj kohë të paraqisnin ofertat e tyre.

Ura që lidh bregdetin kroat me gadishullin jugor Peleshac është e rëndësishme sepse e anashkalon rripin e shkurtë të bregdetit boshnjak i cili ndërpret vazhdimësinë e territorit të Kroacisë dhe BE-së.

Për këtë arsye, Komisioni Europian në qershor të vitit të kaluar njoftoi se do të mbështes me 85 për qind të fondeve ndërtimin e urës.

Politikanët boshnjakë shpesh e kanë kundërshtuar projektin për urën me arsyetimin se do të kufizojë ardhjen e anijeve të mëdha te porti boshnjak i Neumit.

Kina ka realizuar edhe investime të tjera në Kroaci, por kompanitë kineze po bëhen gjithnjë e më të pranishme edhe në pjesën tjetër të Ballkanit. /kallxo.com