Kryeministri turk i shkruan Haradinajt, kërkon thellimin e raporteve Turqi-Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim. Homologu i tij është shprehur i bindur se edhe gjatë qeverisjes së Haradinajt do të ketë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Ai kërkon thellimin e raporteve Turqi-Kosovë, transmeton Express.

Në urimin e kryeministrit Yildirim thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re.

Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje.

Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj.

Binali Yildirim

Kryeministër i Republikës së Turqisë

Shpërndaje.