Lon Laska: Si mund të ngritët statusi dhe të vlerësohet autoriteti i mësimdhënies dhe profesorëve?

A vlerësohet sa duhet statusi dhe prestigji i mësimdhënies, profesorëve dhe profesioni i mësimdhënies, qoftë nga universitetet apo shoqëria në përgjithësi? Ndoshta këto janë dy arsyet kryesore pse profesorët mund të mos i kushtojnë kohën, përkushtimin dhe energjinë e nevojshme që duhet për të zotëruar metoda të reja të mësimdhënies, për të dhënë maksimumin në profesionin e tyre.

Pse ndodh kjo ? Mos ndoshta shoqëria jonë dhe universitetet nuk e vlerësojnë aq sa duhet statusin e profesorit.  Apo, mos ndoshta vet profesorët nuk e vlerësojnë aq sa duhet profesionin e tyre dhe nuk i kushtojnë shumë kohë, energji dhe përkushtim për të gjetur dhe aplikuar metoda të mësimdhënies efektive dhe bashkëkohore. Edhe përkundër asaj se shoqëria jonë është e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë-gjeneratave të reja, ata nuk e vlerësojnë aq sa duhet statusin e profesorit. Edhe pse institucionet kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë në profesionin e mësimdhënies, ata vlerësohen më shumë për punën e tyre kërkimor (numrit të publikime shkencore, pjesëmarrjen në seminare, konferenca, simpoziume shkencore etj.) sesa profesionin e mësimdhënies. Madje, performanca e një profesori matet dhe vlerësohet vetëm nga puna kërkimore, duke mënjanuar në tërësi performancën në mësimdhënie, apo mund të jetë si kriter, ndoshta vetëm formalisht…Duke anashkaluar faktin se mësimdhënia është po aq me vlerë dhe e rëndësishme për një universitet sa edhe puna kërkimore shkencore, atëherë, pse nuk vlerësohet mësimdhënia ashtu siç vlerësohet çdo profesion tjetër.

Çfarë duhet bërë ? Përgjigja është e lehtë, doemos duhet t’i japim rëndësi mësimdhënies sa çdo profesion tjetër në shoqërinë tonë, madje ndoshta më shumë se çdo profesion tjetër, dhe profesorët duhet kompensuar dhe shpërblyer ashtu si shpërblehet çdo profesion tjetër. Madje, konsideroj se performanca në mësimdhënie, duhet të jetë nder kriteret bazë të një profesori, si për avancim akademik dhe gjitha aspekt e tjera. Kjo metodë do t’i motivonte profesorët që të investojnë aq kohë dhe mund në mësimdhënie sa edhe në punën kërkimore shkencore, dhe do të përqendroheshim më shumë në mësimdhënie dhe në metodat e reja bashkëkohore, duke ngritur statusin social të mësimdhënies kështu që profesorët të gëzojnë respekt nga universitetet, studentet dhe nga shoqëria në përgjithësi.

Ndoshta, dikush mund të mendoj se kjo kërkesë nuk mund të arrihet, mësimdhënia dhe puna kërkimore, apo ndoshta duke i dhënë prioritet mësimdhënies do të anashkalohet puna kërkimore. Sido që të jetë, këto dy aspekt duhet të kenë vlerë të barabartë, madje sipas mendimit tim mësimdhënia duhet ketë vlerë për një nuancë më të madhe. Kjo mundësi mund t’i motivoj universitetet dhe profesorët që të investojnë më shumë në mësimdhënie, të punojnë më shumë që të zhvillojë metoda të reja mësimdhënieje.  Në të kundërtën, profesorët universitar kanë shumë pak motivim që të përmirësojnë metodat e tyre të mësimdhënies.

Një aspekt tjetër që është për diskutim, edhe nëse jemi dakord që duhet ngritur statusi i mësimdhënies dhe profesorëve, ndoshta dikush mund të mendon se duke vepruar kështu, kërkimet universitare mund të anashkalohen, dhe do të investohet shumë pak për to apo do të ketë neglizhencë nga vet profesorët për punë kërkimore. E them me bindje të plotë se, mësimdhënia pa kërkim shkencor është e verbër, por edhe kërkimi pa mësimdhënie efektive është i varfër dhe diçka jo e zgjuar. 

Fare në fund, nga njohurit që kam për Arsimit të Lartë, çdo universitet në Statutin dhe Rregulloret e tyre, i kanë të përcaktuar kriteret Cilësisë së kuadrit akademi.  Por, a mjafton kjo ? Me qëllimin më të mirë, që të vlerësohet ashtu siç e meriton statusi dhe prestigji i mësimdhënies, profesorëve dhe profesioni i mësimdhënies, do të japim disa ide si mund të implemtohen dhe cilat janë efektet e këtyre veprimeve:

  • Të ndahet puna e profesorëve ndërmjet kërkimit shkencor dhe metodave të mësimdhënies në çdo departament.
  • Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Universitetet të organizojnë trajnime, seminare dhe simpoziume për metoda të mësimdhënies, duke ju përshtat kërkesave të Arsimit të Lartë sipas Sistemit të Bolonjës.
  • Të zhvillohet një sistem vlerësimi për mësimdhënie, dhe një set kërkesash për zhvillim profesional të profesorëve, që i jep pikë numrit të lëndëve që çdo profesor ka.
  • Universitetet në statutin dhe rregulloret e tyre, të vendosin një nder kriteret bazë edhe performancën në mësimdhënien, si kriter për zgjedhjen dhe avancimin e kuadrit akademik.
  • Zvogëlimi i fondit të orëve dhe numrit të lëndëve për profesorët, gjatë një semestri, me qëllim të krijimit të kohës së mjaftueshme për mësimdhënie.
  • Të shikohet mundësia e krijimit të një sistemi, ku paga të jetë në përputhje me performancës në mësimdhënie, kërkimeve shkencor dhe rezultateve të arritura në punë.
  • Të shpërblehen profesorët me çmime kombëtare në nivel Shteti, poashtu edhe në nivel Universiteti për ekselencë në mësimdhënie (jo vetëm mirënjohje, por edhe çmime monetare).
  • Të hartohen instrumente adekuate nga Universitetet, ku do të vlerësohet vetëm performanca në mësimdhënie, pa përfshirë aspektet tjera. Në përfundim të një semestri apo viti akademik, Zyra për Sigurim të Cilësisë të bëjë vlerësimin e performancës së profesorit, për lëndën dhe metodat e mësimdhënies. Instrumenti për vlerësim, të ruhet në dosjen e profesorit dhe të evidentohet nga organet përgjegjës të universitetit. Ky instrument vlerësim, të shfrytëzohet si nder kriteret bazë për zgjedhjen e kuadrit akademik dhe avancime akademike.
  • Zyra për Sigurim dhe Zhvillimi të Cilësisë, në kuadër të universiteteve t’i kushtoj më shumë rëndësi mësimdhënies, të ndihmoj dhe pse jo edhe t’i detyroj profesorët që t’i japin më shumë rëndësi mësimdhënies.
  • Të motivohen, nxiten dhe inkurajohen profesorët në ngritje të nivelit të mësimdhënies, dhe gjithë kjo të mos shihet nga profesorët si një instrument sanksionimi, por si mënyrë për të ngrit nivelin e mësimdhënies dhe statusin e tyre të profesorit.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të rekomandoj ose të përkrah një rrugëzgjidhje të caktuar ose një mundësi veprimi, kjo mbetet tek institucionet e Arsimit të Lartë apo vet Universitetet. Por, qëllimi parësor është si të ngritët statusi dhe të vlerësohet autoriteti i mësimdhënies dhe profesorëve.

Shpërndaje.