Lulet mediterane në ballkonin tuaj: Si të kultivoni rigonin në saksi

Nëse gjithmonë keni dashur të kultivoni rigon në ballkonin tuaj, po ju japim disa këshilla të dobishme.

Rigoni është bimë e qëndrueshme shumëvjeçare që mund të përballojë shumë furtuna dëbore. Mund ta kultivoni nga farat apo ta blini si fidan.

Është optimale që rigoni juaj të jetë i ekspozuar diellit tetë orë në ditë. Mos e ujisni kurrë derisa dheu të thahet mirë.

Nuk ka nevojë për shumë pleh, ndërkaq teprica vetëm që do t’ia prishë shijen, transmeton Telegrafi.

Insektet dhe sëmundjet rrallë e sulmojnë rigonin, mirëpo nëse paraqitet nevoja, përdorni mjete organike.

Kur bima juaj të rritet deri në 10 cm, mund t’i ndukni fletët.

Për të ruajtur shijen rigoni, është më mirë fletët t’i ndukni në mëngjes.

Rigoni mund të përdoret i freskët ose i thatë, madje edhe i ngrirë, edhe pse është ideale që të përdorni të freskët.

Kjo bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, rritet vetvetiu në toka të thata. /Telegrafi/

Shpërndaje.