McGregor përleshet me ish boksierin amerikan në Las Vegas (Video)

Conor McGregor është përleshur me ish boksierin amerikan, Paulie Malignaggi

Conor McGregor ka pasur një moment të keq derisa po vizitonte palestrën T-Mobile Arena, ku do të  zhvillohet dueli i 26 gushtit ndaj amerikanit, Floyd Mayweather.

Irlandezit në rrugë i ka dalë ish shokun e sparingut, Paulie Malignaggi, me të cilin është fjalosur. Madje, të dy kanë dashur të përleshen, por këtë nuk e ka lejuar sigurimi.

Malignaggi, i cili ka bërë sparing me McGregorin në të kaluarën,  ka qenë boksier profesionist, derisa tani është analist dhe komentator i boksit. /Express/

Shpërndaje.