Momenti kur tifozët në “Santiago Bernabeu” mbështetën Ronaldon (Video)

Tifozët e Real Madridit i kanë dalë në mbështetje Cristiano Ronaldos.

Tifozët në “Santiago Bernabeu” kanë ngritur shamitë e bardha në minutën e shtatë duke brohoritur “Ronaldo, Ronaldo”, pas asaj që ndodhi në “Camp Nou”, duke u suspenduar kështu CR7 me pesë ndeshje mos lojë.

Ronaldo u ndëshkua me të kuq pa të drejtë ku më pas bëri një gjest jo të mirë, duke shtyrë gjyqtarin, për çka edhe u dënua me pesë ndeshje dhe pas mungesës në “El Clasico”, do t’i humbasë edhe katër sfidat e para në La Liga.

Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës edhe pa Cristianos. “Los Blancos” triumfuan 2:0 në Bernabeu, 5:1 me rezultat të përgjithshëm, për ta fituar Superkupën e Spanjës. /Gazeta Express/