Muji: Artistët e rinjë të punojnë me motiv të lartë

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë artisti i ri Fisnik Muji -regjisor, ka bërë një prononcim apo video intervistë të shkurtër prë portalin Gazeta Liria.

Muji ka treguar për rruën që ai ka ndjekur gjatë këtyre viteve për të arritur atje ku është tani. Ai është vendosur për qëndrim në Neë York dhe aty ka filluar të zhvillojë veprimtarinë e tij artistike.

Fisnik Muji ka treguar edhe për projektet e tij artistike që ka filluar të ndjekë dhe zhvillojë. Ai thotë të ketë marrë pjesë në disa projekte filmike ku ka parë nga afër organizimin e punës, duke filluar nga gjerat shumë elementare e të thjeshta e deri tek ato përmbajtësore të cilat ndikojnë në bazën e projektit. Muji tregon edhe për analizën e krahasimit të punës që bëhet në Prishtinë dhe New York, ku tregon për performancën e të gjtiha palëve, nivelin e seriozitetit të punës dhe përkushtimit të të gjithë pjesmarrësve në projekt, “Në Amerikë ju kushtohet rëndësi edhe detajeve të vogla si ushqimi për pjesmarrësit e projektit, kafet apo gjërat e tjera” në mënyrë që projekti filmik të dalë sa më serioz. Gjithqka është në vendin e duhur, nuk guxon të mungojë asgjë. Koha është shumë me vlerë atje përderisa këtu vetëm përgatitjet për gjirime mund të zgjasin me javë apo muaj të tërë.

Duke folur për organizimin e artistëve në Kosovë Muji thekëson se Kosova ka shumë talentë dhe vetëm se duhet që seriozisht të merren me vetën, të e ngrisin profesionalisht dhe se kur posedon vlera artistike arti nuk të kufizon por të jep mundësi të pakufishme. Kështu të gjithë artistët e sidomos ata që janë më të rinjë duhet të punojnë shumë në mënyrë që të arrijnë atë që kërkojnë.
Për më shumë ndiqeni videointervistën. / gazetaliria.com/

Shpërndaje.