NASA publikon pamjet mahnitëse të Ajsbergut gjigant (Video)

NASA ka publikuar së fundmi pamje mahnitëse nga ajsbergu gjigant “A68”, i cili vlerësohet si një prej më të mëdhenjve në histori.

Ajsbergu është shkëputur në muajin korrik të këtij viti nga akullnaja Larsen C. Ky ajsberg pritet që me ndikimin e erërave që vijnë nga Deti Weddel, nga bregu drejt detit, të përhapet drejt oqeanit, transmeton tch.

Mirëpo për shkak të “Coriolis effect”, parashihet që ajsbergu të mbetet rreth brigjeve të Antarktidës.

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida është një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës.

https://youtu.be/d_67R3_OBSM