Ndryshimi klimatik: Mbeturinat mbërrijnë edhe në vendin më të largët tërësisht të ngrirë në Arktik

Një ekspeditë e udhëhequr nga britanikët ka zbuluar pjesë të konsiderueshme të plastikes në fusha të ngrira akulli që ndodhen shumë larg në mes të Oqeanit Arktik.

Ky zbulim shqetësues, vetëm 1.000 milje nga poli verior, është i pari i bërë në një zonë që në të kaluarën ka qenë e ka qasshme për shkencëtarët, për shkak të detit të akullt, transmeton Express.

_____________________________________________________________________________________________
MARKETING

_____________________________________________________________________________________________

Një ekip ekspertësh nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Norvegjia dhe Kong Kongu, i udhëhequr nga biologu detar Tim Gordon nga Universiteti i Exeter, ka theksuar se zbulimi konfirmon se sa larg është shpërndarë ndotja nga plastika.

Po ashtu, kjo zbulim ka shkaktuar druajtje se mbeturinat plastike janë duke rrjedhur në Arktik teksa akulli po shkrihet për shkak të ndryshimit klimatik. Shkrirja është duke lëshuar në të njëjtën kohë plastikë që për një kohë të gjatë ka ngecur në akull.

“Për 25 vjet sa eksploroj në Arktik, kurrë nuk kam parë pjesë kaq të madhe dhe të dukshme të plastikes”, ka thënë Hadow, personi i vetëm që ka udhëtuar vetëm, pa rifurnizim, nga Kanadaja në polin verior.

“Pjesë të plastikes rrinin mbi akull”, ka thënë ai. /Express/

Shpërndaje.