Në Gjilan për herë të dytë do të mbahet aktiviteti Gjilani BIKE

Gazetaliria.com, ka kontaktuar organizatorët e Gjilani Bike për të informuar qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës për aktivitetin I cili do të mbahet më datën 14 Gusht.
Më poshtë gjeni intervistën me njërin nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Gazeta Liria: A mund të na tregoni shkurtimisht për aktivitetin Gjilani BIKE?

GjilaniBike: Gjilani Bike ështË aktivitet i cili ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve rreth përdorimit sa më të madh të biçikletave.

GjilaniBike: Aktiviteti ka për qëllim eksplorimin e bukurive natyrore duke pedaluar si dhe vetëdijesimin e pjesmarrësve në komunikacion për të drejtat dhe detyrimet e biçiklistëve. Ky aktivitet poashtu gjatë zhvillimit promovon mbrotjen e ambientit dhe jetën e shëndetshme.

Gazeta Liria: Kush e organizon dhe kush e mbeshtetë këtë aktivitet?

GjilaniBike: Gjilani Bike organizohet nga organizata jo qeveritare “Climb Up” ndërkaq përkrahet nga sponsori gjeneral Komuna e Gjilanit rrespektivisht zyra e Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri dhe Pilot Bike. Poashtu në këtë aktivitet participojnë edhe rreth 20 sponsor të tjerë si: “MEKA Hallall Food”, “PEXI”, “Globi M.I”, “VivaPrint”, “Kompania ELBAU”, “Uji DEA”, “Red Rain”, “Golden Eagle”, “Disco Club Stop”, “Te PAPAKU”, “Soho Bar”, The Living Room”, “Tribeca”, “Intro”, “Mobicasa” .

Gazeta Liria: Kur do të zhvillohet aktiviteti, në cilën datë/ ditë, ku do të bëhet nisja dhe cila do të jetë marshuta e pjesmarrësve?

GjilaniBike: Gjilani BIKE do të zhvillohet me datë 14 Gusht, ditë e diele duke filluar nisjen në ora 10:00. Takimi i biciklistëve para nisjes do të behet para teatrit të Qytetit në Gjilan dhe  marshuta e biciklistëve do të vazhdojë deri te Liqeni i Përlepnicës.

Gazeta Liria: Kush mund të bëhet pjesë e aktivitetit?

GjilaniBike: Gjiani BIKE është aktivitet I hapur dhe të gjithë qytetarët e interesuar inkurajohen të marrin pjesë. Organizatori ka mendurar edhe për qytetarët që nuk kane biçikleta, Gjilani Bike ka ne dispozicion 50 biçikleta të cilat mund të  shfrytezohen për ditën e aktvitetit më 14 gusht.

Gazeta Liria: Çfarë aktivitete janë organizuar pas mbërritjes së biçiklistëve tek liqeni i Përlepnicës?

GjilaniBike: Pas përfundimit të rrugës dhe arritjes në lokacionin e përcaktuar tek Liqeni është organizuar performancë me Dj të ndryshëm, lojera të shumta dhe për fituesit janë menduar të ipen disa shpërblime, në mesin e shpërblimeve ka dhe një bicikletë dhe dhjete servisime një vjeçare për dhjetë biçiklistë nga Pilot Bike.

Gazeta Liria: Sa orë parashihet qëndrimi tek Liqeni?

GjilaniBike: Aktiviteti parashihet të zhvillohet për gjashtë orë të tëra të cilat do të shërbejnë për relaksim dhe argëtim të të gjithë pjesmarrësve.

Gazeta Liria:Cili ka qenë suksesi i ketij aktiviteti në vitin 2015?

GjilaniBike: Ky aktivitet do të shëndrrohet në tradicional pasi që ka patur edhe vlerësime nga instancat komunale dhe faktorët të tjerë për organizimin e njejtë në vitin 2015. Aktivitet i cili është vlerësuar si aktiviti më i mirë rinorë për vitin e shkuar. Ky sukses ka qenë edhe motiv për ne për të vazhduar aktivitetin dhe për të e shëndrruar atë në tradicional.

Gazeta Liria: Cilat grupmosha kanë qenë pjesmarrëse në Gjilani Bike 2015?

GjilaniBike: Gjilani Bike është aktivitet gjithëpërfshirës, në të cilin në vitin 2015 kanë marrë pjesë të gjithë duke filluar nga femijët e deri tek moshat e shtyera.

Gazeta Liria:Cili është mesazhi i Gjilani Bike për fund?

GjilaniBike: Ne inkurajojmë që të përdorim sa më shumë biçikletën sepse benifitet që marrim janë multidimensionale. Poashtu bëhet thirrje qytetarëve pa dallime që në mënyrë masovike të marrim pjesë në aktivitetin e datës 14 Gusht.

Për të gjithë të interesuarit për aktivitetin, dhe për informatat më të hollësishme mund të qaseni në fanpagen e aktivitetit në linkun e mëposhtëm

https://www.facebook.com/GjilaniBike/

Shpërndaje.