Ngordh qeni-polic, nderimi që i bëjnë policët befasues (Foto)

Është nderuar me homazhe dhe i rrethuar nga shumë miq agjenti Hunter, qeni-polic i departamentit të Middletown në SHBA.

Prej 10 vjetësh në shërbim të forcave të sigurisë dhe pasi ka luftuar kundër një tumori në mëlçi, për zyrtarin me katër këmbë, veterinierët u detyruan të përdorin eutanazinë për të lehtësuar vuajtjet e tij: forma agresive e tumorit nuk do t’i jepte asnjë shpresë jete.

Javën e kaluar ishte momenti për të shoqëruar në banesën e fundit Hunterin. Por ai nuk ishte i vetëm. Të pranishëm në funeral ka qenë i gjithë departamenti i policisë.

Qeni-polic, është mbajtur në krahë nga miku i tij, partneri dhe agjenti D’Arresta, dukshëm i prekur.

Një zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme, por për mikun e qenit nuk kishte alternativë tjtër për t’i dhënë fund vuajtjeve që çdo ditë po e mundonin policin me katër këmbë.

Shpërndaje.