Orlando fiton ndaj Utah Jazz

Orlando Magic ka shenuar fitoren e 5-të ndaj Utah Jazz mbrëmë me rezutat 102 : 93.

Lojtari i ndeshjes ishte Francesi Evan Fournier i cili shenoi 21 pikë dhe 5 kërcime, duke ia dhuruar Orlandos fitoren e pestë në NBA, karshi 5 humbjeve. Me këtë fitore Magjistarët renditen në pozitën e tetë në Konferencën Lindore, pozitë e cila në fund të Kampionatit i dërgon në play of. Për Utah Jazz kjo ishte humbja e tretë me radhë. Orlando ishte më e mirë në qerekun e parë të ndeshjes ku udhëhoqi deri 17 pikë 33:15, Utahh filloi këndelljen në qerekun e dytë të cilin e fitoi me rezultat 25 :19 dhe duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 52:40. Magjistarët vazhduan dominimin edhe në qerekun e tretë të cilin e fituan me rezultat 28 : 23 dhe duke mbajtur diferencën e pikëve në 17 dhe duke ju gëzuar në fund fitores së pestë me rezultat 102 : 93./gazetaliria/

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Indiana Pacers : Minnesota Timberwolves 107 – 103

Boston Celtics : Atlanta Hawks 106 – 93

New York Knicks : Cleveland Cavaliers 84 – 90

Toronto Raptors : New Orleans Pelicans 100 – 81

Chicago Bulls : Charlotte Hornets 102 – 97

Memphis Grizzlies : Portland Trail Blazers 101 – 100

Oklahoma City Thunder : Philadelphia 76ers 102 – 85

Dallas Mavericks : L. A. Lakers 90 – 82

Denver Nuggets : Houston Rockets 107 – 98

Sacramento Kings : Brooklyn Nets 111 – 109