Pacolli kërkon shkarkimin e Rikallos

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli,përmes Facbookut ka kërkuar nga kryeministri Haradainaj që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë Nenad,Rikallo.

Ai, po ashtu ka kërkuar që pas akuzave kundër Rikallos për keqtrajtim të banorëve të Dardanisë në Prishtinë, të vihet në lëvizje Prokuroria e vendit.

Pacolli ka shkruar:

“Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.
Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet.
I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.
Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike”.

Shpërndaje.