Paracetamoli i paefektshëm për dhimbje të shpinës

Paracetamoli nuk është efektiv në trajtimin e dhimbjes kurrizore dhe siguron përfitime të papërfillshme për osteoartrit, sipas një studimi të publikuar në The BMJ.

Dhimbja kurrizore, e cila e përfshin dhimbjen e qafës dhe pjesës së ulët të shpinës, dhe osteoartriti, forma më e zakonshme e artritit, janë shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar në mbarë botën.

Udhëzimet klinike rekomandojmë paracetamol si trajtim të linjës së parë për të dy çrregullimet, por prova për ta mbështetur këtë rekomandim është e dobët dhe kontradiktore dhe ka shqetësime të sigurisë me dozën e rekomanduar (deri në 4000 mg/ditë).

Për këto arsye veprimi i kohëve të fundit i National Institute for Health and Care Excellence (NICE) për të vazhduar me rekomandimin e paracetamolit për osteoartrit është konsideruar i diskutueshëm.

Autori kryesor Gustavo Machado nga The George Institute for Global Health në Universitetin e Sidneit, e kreu një rishikim dhe metaanalizë sistematike për ta ekzaminuar efikasitetin dhe sigurinë e paracetamolit për dhimbje të pjesës së ulët të shpinës dhe osteoartrit të ijës ose gjurit.

Studimi përfshiu 13 studime të rastësishme të kontrolluara të cilat i shikuan efektet e përdorimit të paracetamolit krahasuar me placebon: 10 prova përfshinë 3.541 pacientë dhe e vlerësuan përdorimin e paracetamolit për osteoartrit të ijës ose gjurit, dhe 3 prova përfshinë 1.825 pacientë mbi përdorimin e paracetamolit për dhimbje të pjesës së ulët të shpinës.

Rezultatet e mëposhtme u analizuan: reduktim i intensitetit të dhimbjes dhe përmirësim i aftësisë së kufizuar dhe cilësisë së jetës, si dhe siguri dhe përcjellje e pacientit.

Studimi tregoi se për dhimbje të pjesës së ulët të shpinës, paracetamoli nuk kishte efekt dhe nuk e zvogëloi aftësinë e kufizuar ose e përmirësoi cilësinë e jetës në krahasim me përdorimin e placebos. Për osteoartrit, ata gjetën përfitime të vogla, por jo klinikisht të rëndësishme në reduktimin e dhimbjes dhe paaftësisë në krahasim me përdorimin e placebos.

Përdorimi i paracetamolit për osteoartrit është treguar gjithashtu se i rrit gjasat e të pasurit rezultate anormale në testet e funksionit të mëlçisë për pothuajse katër herë krahasuar me placebo, por relevanca klinike e kësaj nuk është ende e sigurt, shpjegojnë autorët.

Efektet anësore negative ndryshonin nëpër të gjitha provat, por nuk janë gjetur dallime në aspektin e numrit të pacientëve që përdorin paracetamol dhe që raportojnë që këto janë tërhequr nga studimet për shkak të ngjarjeve negative në krahasim me ato që përdorin placebo.

Në mënyrë të ngjashme, përcjellja e normave të trajtimit ishte e ngjashme në mes të atyre që kishin marrë paracetamol në krahasim me ata që me placebo.

Provat e vlerësuan përdorimin e paracetamolit dhe placebos në afat të shkurtër, me rivlerësimin më të gjatë prej 6 muajve, kështu që më shumë hulumtime janë të nevojshme për t’i përcaktuar efektet gjatë një periudhe më të gjatë kohore.

Megjithatë, autorët konkludojnë se “këto rezultate e mbështesin rishqyrtimin e rekomandimeve për të përdorur paracetamol për pacientët me dhimbje të pjesës së ulët të shpinës dhe osteoartritit të ijës ose gjurit në udhëzimet e praktikës klinike.”

Në një editorial, Christian Mallen dhe Elaine Hay nga Universiteti Keele shkruajnë se ky studim i fundit e “rihap debatin” mbi efektivitetin dhe sigurinë e paracetamolit.

Ata shpjegojnë se në qoftë se paracetamoli merret pa udhëzimet ekzistuese kjo do të çojë në një rritje të përdorimit të ilaçeve të tjera të parashikuara, si opioidet, dhe kjo do të paraqesë probleme të reja të lidhura shëndetësore.

Në vend të kësaj, ata bëjnë thirrje për përdorimin e trajtimeve alternative të sigurta dhe efektive, veçanërisht opsioneve pa ilaçe, si ushtrimet, të cilat kanë përfitime të qarta në menaxhimin e dhimbjes kurrizore dhe osteoartritit. /Telegrafi/

Shpërndaje.