Parkimi i lodhtë në hapësirën dy herë më të madhe se vetura (Video)

Banorët e një ndërtese në Geraardsbergen të Belgjikës, kanë shikuar për mbi tre minuta një shofere që nuk mundte ta parkonte veturën e saj të vogël.

Megjithëse hapësira ishte dy herë më e madhe se makina që voziste, ajo shkonte para dhe pas në pamundësi të ndalonte si duhet, transmeton Telegrafi.

Për një moment, ajo ka dalë përjashta, për të parë se ku ka arritur me manovrat e mundimshme.

Më në fund, me shumë vështirësi ia doli që të hynte brenda shiritave të parkingut. /Telegrafi/

Shpërndaje.