Partia e Tadiqit kërkon shkarkimin e Gjuriqit

Partia Socialdemokrate e ish-presidentit serb, Boriq Tadiq ka kërkuar shkarkimin e drejtorit ttë të ashtuquajturës zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq

Në një deklaratë pwr media , SDS thotë se Gjuriq , në vend që të “japë dorëheqje pasi Oliver Ivanoviq u vra”, vazhdon me hakime ndaj kundërshtarëve politikë.

“Partia Social Demokrate përsëri kërkon që Marko Gjuriq të zëvendësohet dhe të merret në pyetje  në hetim” dhe beson se ajo që i paraprin vrasjes së Ivanoviqit ishte “jo një luftë demokratike politike, por demonizim brutal injë njeriu”.

“Pasi Presidenti i SDS-së Boris Tadiq bëri thirrje për përgjegjësinë e autoriteteve si në Beograd dhe në Prishtinë dhe kërkoi zëvendësimin e Marko Gjuriqit, ai po vazhdon të tërheqë objektiva të reja”, thonë në këtë parti

Shpërndaje.