Pensionohet fanella e Kobe Bryantit

Los Angeles Lakers ka vendosur që ta nderojë basketbollistin legjendar Kobe Bryant, duke ia pensionuar fanellën me numrin 8 dhe 24.

Ky veprim do të bëhet më datën 18 dhjetor në takimin e Lakers kundër Golden State Warriors.

“Si fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që fanella ime të pensionohet në raftet e Lakersit, por asnjëherë nuk kam imagjinuar për dy të tilla”, tha pas këtij vendimi ish-basketbollisti amerikan.

Bryant u pensionua nga basketbolli me datën 13 prill 2016, ndërsa ka një karrierë plotë me suksese.

Ai gjendet në pozitën e tretë të koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së ndërsa ka fituar pesë tituj të kampionit të NBA-s, dy herë kampion bote me SHBA-të. /Telegrafi/

Shpërndaje.