Procedohet për në Kuvend projektligji për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufijve Shtetëror

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, në mbledhjen e ditës së martë ka proceduar për në seancë plenare projektligji për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufijve Shtetëror.

Ky projektligj është cilësuar si tejet i rëndësishëm , mirëpo procedimi i tij është bërë pa përkrahjen e komisionit.

Amendamentet e grupit punues nuk janë përkrahur nga Lista Serbe, përderisa amendamentet e propozuara nga ky subjekt politik nuk kanë marrë përkrahjen e komisionit.

Gjithashtu është proceduar edhe projektligji për Infrastrukturën Kritike, që deri më tani i ka munguar Kosovës. Ky projektligj është miratuar nga të gjithë anëtarët e komisionit.

Shpërndaje.