Recetë e shpejtë dhe të lehtë: Shkoptha me kaçkavall për pesë minuta (Video)

Kafjall i mrekullueshëm apo darkë e shpejtë për tërë familjen.

Në vijim po ju tregojmë se si t’i gatuani edhe ju shkopthat me kaçkavall.

Nëse nuk keni kohë të gatuani pite me djathë, këta shkoptha të njelmët janë zëvendësim ideal.

Përbërësit:

▪ petë të trasha për pite
▪ kaçkavall apo mozzarella
▪ vaj

Përgatitja:

Petët për pite pritni në formë katrori dhe në secilën pjesë vendosni një copë kaçkavall apo mozzarella.

Djathin mbështilleni në petë ashtu që të bëni shkopth pa vrimë, sikur në video xhirim.

Shkopthat fërgoni në vaj të nxehur më së shumti një minutë.

Shkopthat servirni me jogurt, keçap apo salcë çili.

Ju bëftë mirë! – tranmseton Telegrafi.

Shpërndaje.