Renditja e FIFA-s, Kombëtarja në rënie të lirë. Humb të tjera pozicione

Nuk kanë mjaftuar fitorja me Lihtenshtejnin dhe barazimi me maqedoninë pasi Kombëtarja shqiptare sërish ka humbur pozicione në renditjen e re të FIFA-s.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar një tjetër rënie në renditjen e FIFA-s, ndonëse mbylli muajin shtator me 4 pikë të siguruara në dy ndeshje.

Kuqezinjtë kanë humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke mbajtur tani vendin e 66-të në klasifikimin botëror.

Image

Shpërndaje.