Rihanna flet për momentin kur ka humbur virgjërinë: Ja pse jam penduar

Rihanna për herë të parë ka rrëfyer një eksperiencë të pakëndshme në jetën e saj për të cilën ka disa gjëra që është bërë pishman. Këngëtarja ka pozuar për revistën e famshme “Elle” ndërsa ka folur edhe rreth jetës private.

Intervista së bashku me setin fotografik do të publikohen në në muajin tetor. Këngëtares së njohur i kanë bërë pyetje edhe personazhe të famshëm si Tyra Banks, Eminem, Venus Williams, Zac Posen, Pharrell Williams dhe David Copperfield.

Pyetjes se ku dëshironte të ndodhej në qoftë se David Copperfield me magjinë e tij mund të kthente pas kohën këngëtarja i është përgjigjur pikërisht 10 minuta para se të humbiste virgjërinë. Në këtë formë 29-vjeçarja ka lënë të kuptohet se kjo eksperiencë për të nuk ka qenë aspak e mirë.

Ndërkohë, Rihanna ka tërhequr vëmendje edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “CFDA Aëards”, ku kishte zgjedhur të veshte një fustan që në pah gjoksin.

Shpërndaje.