Roma i afrohet transferimit të El Shaarawyt

Roma është shumë afër transferimit të sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawy.

23-vjeçari, që është i huazuar te Monaco, ka startuar vetëm shtatë lojë sivjet, duke mos realizuar asnjëherë në 15 paraqitjet që ka pasur gjithsej.

Siç raporton “FourFourTwo”, trajneri i Romës, Luciano Spalleti ka biseduar me Shaarawyn të shtunën, ndërsa tani pritet të zyrtarizojë ofertën për huazim me mundësi të blerjes.

Shefi i Milanit, Adriano Galliani, tani ka konfirmuar se marrëveshja është punë e kryer duke thënë se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt.

Shpërndaje.