Rregullat për demarkacionin nuk mund të ndryshohen

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi për të cilën ka pretendime se Kosovës i humb mijëra hektarë do të vazhdojë të qëndrojë në sirtarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.

Aty ku kishte qëndruar për më shumë se dy vjet, pasi paraardhësi i Haradinajt pati refuzuar t’i japë epilog në Kuvend për shkak të mungesës së votave pro ratifikimit.

Zyrtarë të qeverisë Haradinaj nuk kanë treguar nëse do ta rrëzojnë me votë në Kuvend apo do t’i bëjnë përmirësimet në marrëveshjen ekzistuese. Kanë thënë se për fatin e marrëveshjes do të marrin vendim pasi të ketë përfunduar punën komisioni i ri.

Shpërndaje.