Rrëzohet helikopteri, vdes legjenda e muzikës teksa po shkonte në koncert (FOTO)

Legjenda e muzikës Country, Troy Gentry ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit.

Ylli i grupit Montgomery Gentry, po udhëtonte drejt New Jersey pasi do të jepte një koncert, kur helikopteri i tij u rrëzua në aeroport. Piloti gjithashtu vdiq në vend ngjarje, raporton Associated Press.
 Anëtari tjetër i grupit Eddie Montgomery nuk ishte në bord kur ndodhi aksidenti. Yjet e ‘Grand Ole Opry’ kishin planifikuar që do të perfomonin në resortit Flying W & Resort më aeroportin Medford.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të grupit Montgomery Gentry në Twitter.

Shpërndaje.