Sekretet që fshihen pas emrave të brendeve të njohura botërore

I frekuentojmë gjithmonë, por në fakt nuk i dimë pse kanë ato emra dhe si janë vendosur nga krijuesit. Nike, Ikea, Asos… Ja çfarë kuptimi kanë:

Asos
Fillimisht, në vitin 1999, marka quhej AsSeenOnScreen. Asos është shkurtimi i të gjithës.
asos-764d7174240-original

Adidas
Krijuesi i Adidas quhej Adolf Dassler. Ai ka kombinuar emrin e tij “Adi” me tre shkronjat e para të mbiemrit “Das”.
366628_v2

Ikea
Emri Ikea nuk është aspak suedez, por ai është krijuar nga kombinimi i inicialeve të emrit të themeluesit Ingvar Kamprad me shkronjat e para të fshatrave ku ai u rrit Elmtaryd dhe Agunnaryd.

ikea-sign

Pepsi
Caleb Davis Bradham, krijuesi i Pepsit mendonte se pija ndihmonte tretjen. Ai u frymëzua kështu nga fjala “dyspepsia” që në anglisht do të thotë tretje.
pepsi_logo_2015

Nike
Nike është referencë e emrit të perëndeshës greke të fitores, Niké.
aaeaaqaaaaaaaakdaaaajdrlzjc0odq5lwzhnzmtnddmmc1howu4lwm0ywmwzdk3n2q1oa

Rolex
Hans Wilsdorf, themeluesi i markës donte një emër që të tingëllonte mirë në çdo lloj gjuhë. Një engjëll mendohet se i pëshpëriti në vesh fjalën “Rolex”.
275_rolex

Zara
Themeluesi i markës donte ta quante “Zorba” ashtu si lmi “Zorba greku”, por dyqani parë i hapur në La Korunja në vitin 1975 ndodhej ngjitur me një bar që quhej Zorba. Në minutën e fundit pronari e ndryshoi emrin dhe e vendosi “Zara”.
2016-09-25-1474842936-9097377-3148193787_911c21d701_z