Shaip Kamberi: 100 mijë euro të Prishtinës dhe Tiranës, janë larg nevojave dhe pritshmërive tona

Marrë parasysh gjendjen aktuale të shqiptarëve në Kosovën Lindore, zhvillimet politike qeverisjen komunale dhe përfaqësimin në parlamentin republikan, zhvilluam intervistë me njërin nga dy deputetët shqiptar në Kuvendit Popullor të Sërbisë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) z.Shaip Kamberi.

Gazeta Liria: Me 12 shtator 2015 Kuvendi i Këshilltarëve Komunal të Luginës së Preshevës  ka miratuar vendimin mbi themelimin e Asociancionit të Komunave me Shumicë Shqiptare të Kosovës Lindore (këtu e tutje Asociacioni). Si e vlerësoni ju këtë akt dhe sa është implementuar ky vendim gjerë tani?

Shaip Kamberi: Kërkesa e shqiptarëve për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë është e drejtë dhe e arsyeshme, si e tillë i kontribuon stabilitetit rajonal dhe ndikon në raportet e mirë fqinjësore Kosovë – Serbi. Mendoj se një pako unike për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Ballkanin Perëndimorë është stabilizuese, ndërkohë që krijimi i pakicave të privilegjuara, siç po tentnohet të bëhet me pakicën serbe në Kosovë, mund të jetë element destabilizues.  Si të këtillë, kërkesën për reciprocitetm, ne e kemi përkrahur nëpërmjet Platformës Politike të vitit 2006 dhe deklaratve të shumta politike që kemi aprovuar radhazi. Por, së fundmi qëndrimi jonë ka qenë se ideja dhe vetë seanca për aprovimin e vendimit për Asociacionin ka qenë e ngutshme dhe e pa përpunuar mirë. Ne kemi menduar se ajo është dashur të diskutohet, e bile edhe të dakordohet edhe me autoritetet në Prishtinë edhe ato në Tiranë, që nuk është bërë, kështu që kjo ka sjellë që as Prishtina, as Tirana të mos dalin në përkrahje të vendimit për Asociacionin. Bile, bile bazuar në disa reagime anësore, të afërta me dy qeveritë, ka pasur edhe kundërshtime lidhur me këtë vendim. Opozita kosovare poashtu e ka cilësuar si vendim të dëmshëm.  Realiteti është i atillë që vështirë që shqiptarët e Luginë së Preshevës të çojnë përpara ndonjë agjendë të këtillë pa ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës.

Vetë ata që e kanë aprovuar vendimin për asocionin, duket se e kanë pasur vetëm për poena të çastit politk, sepse nuk kanë lëvizuar nga vendi me asnjë veprim. Në favor të kësajë flet edhe fakti se ata patën themeluar grupin e punës për hartimin e Statutit të asociacionit, por, po bëhen 3 muaj nga kjo e nuk kanë bërë asgjë.

Gazeta Liria: Si është pritur nga klasa politike serbe Asociacioni, duke përfshirë këtu edhe Partinë Republikane Serbe?

Shaip Kamberi: Reagimi i partive serbe, së paku ai verbal, ishte i pritur. Ato të gjitha, pa përjashtim, kundërshtuan ashpër këtë hap. Më i ashpër ishte kryetari i SPS, i cili është edhe ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërcënoi shqiptarët se “po luajnë me zjarrin”, por, nuk patën asnjë reagim real. Ato vazhduan, si pa të keq, koalicionin në Bujanoc me partitë shqiptare që morën pjesë në aprovimin e vendimit. Çka flet kjo, koha do të tregojë.

Gazeta Liria: Nga Kosova, por dhe nga Shqipria, ka kritika ndaj liderëve të Luginës lidhur me unitetin e veprimeve të tyre. A mendoni se politikanët shqiptarë në Luginë janë të përçarë, dhe nëse po, si do të duhej t’i menjanonin këto diferenca?

Shaip Kamberi: Do të ishte karakterizuar me një imunitet të jashtëzakonshëm skena politke shqiptare në Luginë të Preshevës, po që se do të kishte mbetur e papërçarë. Sindroma e përçarjes, ashtu sikurse edhe moda, në provinca vjen nga qendrat më të mëdha. Prandaj, konstatimi se edhe shqiptarët e Luginës së preshevës janë të përçarë, do ta kisha përkufizuar si një vazhdimsi e përçarjeve në mbarë hapësirat shqiptare. Është fakt se as Prishtina, as Tirana nuk tregojnë ndonjë interesim të jashtëzakonshëm për ta unifikuar, sadopak skemenë tek ne. Gjithë angazhimi përfundon me një apo dy takime të cilat priten të japin maksimumin. Mendoj se nevojitet një qasje strategjike e Prishtinës dhe Tiranës ndaj Luginës së Preshevës, diçka e ngjashme me ate të Hungarisë ndaj pakicës hungareze në Vojvodinë. Prishtina dhe Tirana duhet një  herë e përgjithmonë, me Luginën e Preshvës ta diskutojnë vijën politike që duhet shqiptarët bashkërisht ta ndjekin. Në mungesë të kësaj, varësisht situatave, varësisht nga cili lider, na dalin ide dhe rrugë herë për “bashkim me Iliridën” herë për “bashkim me Kosovën”, herë për “Asociacion sikurse Serbët në Kosovë”, që gjithmonë krijon hapësirën e ndarjes së shqiptarëve në “patriotë” dhe “tradhëtarë”.

Gazeta Liria: Cili është rasporti juaj me liderët e Luginës?

Shaip Kamberi: Raporti jonë si parti me partitë e tjera, mund të them se ka qenë në suaza të një rivaliuteti normal, në kuadër të skemës së sistemit shumëpartiak deri më zgjedhjet parlamentare në Serbi në marsin e vitit 2014. Prej atëherë, sidomos prej dështimit të përpjekjeve për një listë të përbashkët (dështim jo për shkak të konceptit politik, por për shkak të ambicjeve për vendin e parë në listën e përbashkët) e sidomos prej se lidërët e partive politike që bojkotuan zgjedhjet parlamentare dhe publikisht u deklaruan se nuk njohin dy deputetët, rasportet e tona janë tejet të ftohura.

Ndasia u thellua edhe më tej me paraqitjen e bllokut të të gjitha partive në një anë, kundër PVD-së, në zgjedhjet për Këshill Nacional, në tetorin e vitit 2014. Por, jo vetëm kjo, duke qenë parti opozitare në Preshevë dhe Bujanoc, ndaj aktivistëve të PVD-së, kjo më shumë në Bujanoc, u aplikuan masa të ndëshkimit politik, shantazhimeve deri te largimi nga puna, me qëllim, siç e thonë disa nga pushtetarët shqiptarë në këtë komunë “të shkatërrimit të PVD-së”.

Gazeta Liria: Çështja e librave të bllokuara në kufi nga qeveria serbe, tani e disa muaj, ka qenë temë debati mes jush dhe kryeministrit serb. Si mendoni a do të lejohen këto libra të hynë në Kosovë Lindore?

Shaip Kamberi: Bazuar në reagimet e herëpashershme të zyrtarëve qeveritarë serb, deri te kryeministri, vërehet një dozë e e madhe e refuzimit të futjes së librave për femijët tanë. As vetë nuk e kam të qarte se pse edhe Bashkësia ndërkombëtare, BE, mbeten disi indiferent ndaj kësaj çështje. Nuk kam ndonjë informacion konkret se deri kur do të qëndrojnë librat në terminalin doganorë në Preshevë dhe çka është duke bërë qeveria e Kosovës për ta zgjidhur këtë çështje. Nga ana jonë, në cilësinë e dy deputetëve, ne i këmi shkruar edhe delegacionit të BE-së në Beograd edhe qeverisë së Serbisë. BE thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet në Bruksel. Qeveria në Beograd e hesht dhe nu ka dhënë përgjigje zyrtare, ndërkohë që në regimet mediale thonë se “nuk do të lejojnë libra në përmbajtjen e të cilave Kosova përmendet si shtet i pavarur”.

Pra, problemi i serbëve me përballjen me realitetin rreth Kosovës është fajtori i moslejimit të librave. Mendoj se qeveria kosovare duhet këtë çështje ta ngrisë në bisëdat e Brukselit dhe, pse jo, të kërcënojë edhe me metodat e reciprocitetit.

Gazeta Liria: Si janë raportet tuaja me qeveritë shqiptare (Shqipri, Kosovë dhe faktorin politik shqiptarë në Maqedoni)?

Shaip Kamberi: E thashë edhe më heret se qasja aktuale qoftë e Prishtinës, qoftë e Tiranës është e pamjaftueshme për ta ndihmuar Luginën e Preshevës. Ta përkujtoj, në mbledhjen historike të Prizrenit, u themelua fondi për Luginën e Preshevës. Deri më sot, janë dhënë 100 mijë euro (nga 50 mijë nga dy qeveritë).

Simbolikisht, ky donacion është i rëndësishëm, por, në situatën kur shumë ambasada perëndimore,  të akredituara në Beograd, në këto 15 vitet e kaluar, në formë të donacioneve, kanë dhënë shumë më tepër në Luginë të Preshevës 100 mijë euro të Prishtinës dhe Tiranës, në momentek kur rrezikohemi me shpërbërjen e bërthamës kombëtare, sidomos në Bujanoc, janë, thënë më butë, larg, larg nevojave dhe pritshmërive tona.

Gazeta Liria: Si shihen bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë nga ana e shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe a janë marrë parasyshë kërkesat tuaja ndaj palës kosovare në këtë dialog?

Shaip Kamberi: Ne kemi përkrahur fillimin e bisedimeve të Brukselit, duke konsideruar se relaksimi i përnjëmendët i marëdhënive Kosovë – Serbi, do të ndikojë edhe në afirmimin e pozitës së shqipatrëve në Luginë të Preshevës. Deri më sot, vetëm marrëveshja për diplomat është ajo që prek drejtpërdrejtë edhe nevojat e tona. Por, kemi të bëjmë më një Marrëveshje, të cilën, fillimisht e anuloi Gjykata Kushtetuese e serbisë, ndërsa pas revidimit të saj, ajo akoma nuk ka filluar të zbatohet.

Gazeta Liria: Në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhejt komunale në Serbi. Çfarë presin shqiptarët nga këto zgjedhje?

Shaip Kamberi: Veç diskriminimit sistematik shtetërorë, në Luginë të Preshevës, është gjendja e rëndë ekonomike ajo që po i kanoset ekzistencës së çdo individi. Komunat e tona janë më të pazhvilluarat në Serbi me shkallën e papunësisë deri në 70 për qind. Kjo vetvetiu flet për një gjendje të rëndë, të cilën po e ushqen edhe shteti duke refuzuar çfarëdo ndihme emergjente për të hapur vende të reja. Zgjedhjet janë mundësi e ndryshimit të klasës politike që po qeverisë, asaj klase, që më 2012 kishte ardhur me premtimin për 2 mijë vende të punës, ndërkohë që krahas asfaltit, “suksesi” më i madh i saj është përjashtimi i shqiptarëve nga puna. Një qeverisje e përgjegjshme që së paku fondët komunale do t’i orientonte në zhvillim të bujqësisë dhe biznesit lokal, por, që edhe me autoritetet në Beograd do ta rivendoste reciprocitetin për përfaqësimin adekuat në institucionet publike të shqiptarëve, është synim për Bujanocin.

Gazeta Liria: Në zgjedhjet komunale, a keni menduar të kandidoni për tu rikthyer në krye të komunës së Bujanovcit?

Shaip Kamberi: Ne kemi filluar disa faza përgatitore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Sigurisht që shpejt do të vendosim edhe për kandidatin tonë për kryetar komune. Unë, sot, jam deputet në parlamentin republikan, me më pak se dy vite të kaluara të mandatit. Jam edhe kryetarë i degës së PVD-së në Bujanoc. Personalisht jam zotuar se do të mundohem të krijoj hapësirë për ide të reja, pse jo edhe për njerëz të ri.

Gazeta Liria: Çfar mendoni, sa është e përgatitur PVD-ja për zgjedhjet komunale?

Shaip Kamberi: Përvoja e një partie që në Luginë të Preshevës funksionon për 25 vjet me radhë është e madhe dhe kjo na dallon nga partitë e tjera. Në kudër të PVD-së, është ajo që mund të quhet elita intelektuale e Bujanocit, ndërkohë që përvoja jonë në qeverisje në këtë komunë paraqesin forcën e PVD-së. Mendoj se PVD do të dalë, përsëri partia më e madhe shqiptare në këtë komunë, por, që njëkohësisht është e sigurt që nuk do të mundet vetë ta qeverisë Bujanocin. Para nesh janë sfida të shumta e bile edhe të rrezikshme, jo vetëm për ne si parti, por, për shqipatrët në përgjithësi. Por jam optimist se ne kemi forcën dhe kurajon e duhur për ta t;i tejkaluar ato.

Gazeta Liria: Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës Lindore)?

Shaip Kamberi:Qeverisja aktule në Buajnoc, ka dështuar në shumë segmente, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se me metoda të tentimit të shkatërrimit të kundërshtarit politik, që me ngulm tenton ta gjejë në radhët e shqiptarëve, veçse e dëmton interesin shqiptar në këtë komunë. Duhet gjetur rrugë dhe metoda krejtësisht tjera për ta qeverisur këtë komunë të ndërlikuar. PVD ka dëshmura shumë herë, se ajo dhe Programi i saj janë “E vetmja rrugë për Bujanocin”. / Gazeta Liria /