Sot shi, e nesër…ky është parashikimi i motit në Kosovë

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës kur mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 12 e 26 gradë celsius.

Edhe nesër parashihet të kemi mot me vranësira të pjesshme të pjesshme.

Temperaturat do të sillen, në mes 11 e 24 gradë celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, vorbulla ciklonike me prejardhje nga Atlantiku është duke u tërhequr, kështu në pjesën e dytë të javës pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 11 e 30 gradë celsius.

Shpërndaje.