Stuhia goditi mbrëmë edhe Kosovën, ja dëmet që la pas (Video, Foto)

Shi i madh dhe erëra të forta ka pasur dje pothuajse në tërë vendin. Kjo ka shkaktuar dëme në shumë fshatra të qyteteve.

Në Petrovë të Prizrenit, moti kishte shkaktuar rënien e një shtyllë elektrike në mes të rrugës duke e bllokuar atë.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, kjo ka ndodhur dje pasdite kur edhe kishin nisur reshjet dhe erërat.

Një stuhi pak më e lehtë se ajo e SHBA-ve ka goditur mbrëmë disa vende të Kosovës

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë sjellur dëme materiale në disa vende. Stuhi pak sa më e fortë duket të ketë qenë në komunën e Podujevës.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në këtë komunë ngjasonin pothuajse me uraganin “Irma”.

Deri më tani përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.