Tahiri në takim njoftues me Papadopouloun, flasin për mbështetjen e EULEX-it në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

“Gjatë takimit, Tahiri dhe  Papadopoulou diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.

Ministri Tahiri e falënderoi Zj.Papadopoulou për mbështetjen që EULEX-i, ka dhënë dhe po vazhdon të jap në fushën e sundimit të ligjit, e  në veçanti forcimin institucional të kësaj fushe. Po ashtu, z Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të fuqizuar sundimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Zj. Papadopoulou e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re, e po ashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën  e zhvillimit të institucioneve të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit”- njofton komunikata drejtuar mediave.

Shpërndaje.