Takohet një pjesë e grupit anti-Albin. Donika “zyrtarizon transferin”, aty është edhe Hoti

Sot në mesditë dha dorëheqje e në mbrëmje e “priti” Visar Ymeri. Shkodran Hoti sot u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke akuzuar Albin Kurtin për ndërhyrje dhe përçarja të këtij subjekti politik.
 Ai sonte është parë në shoqërinë e ish liderit të VV-së, Visar Ymeri. Megjithatë, në fotografinë e siguruar nga lajmi.net, aty është edhe deputetja e VV-së, ish e larguara nga AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Tashmë, Donika edhe zyrtarisht është futur në grupin “rebel”, grupin e Molliqaj dhe Ymerit që kanë dalë hapur kundër Albin Kurtit kryetar.

Në tavolinën e Ymerit, Kadajt-Bujupit dhe Hoti janë edhe disa persona tjerë, sigurisht ithtar të “rebelëve”. Nuk është hera e parë që grupi anti-Kurti takohet nëpër kafeteri. Edhe më herët “planet” janë bërë jashtë zyrave të partisë.

Sido që të jetë, temë e diskutimeve nuk dihet, por ajo që dihet është se Albin Kurti nesër do të ringjitet në fronin e Lëvizjes Vetëvendosje. Grupi i pakënaqur që tashmë përbëhet prej 12 deputetëve dhe një kryetari të Komunës ndoshta qysh nesër do të vendos që edhe zyrtarisht ta braktisë VV-së. /Lajmi.net/