Të paktën pesë të vdekur në një shtëpi kujdesi në Florida pas Irmës ​

Pesë persona kanë vdekur në një shtëpi kujdesi në Florida, vend ky që kishte mbetur pa energji elektrike për disa ditë si pasojë e uraganit Irma.

Policia ka evakuuar 115 banorë nga kjo ndërtesë ditën e mërkurë, pasi që kishin ngelur pa kondicioner ajri si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Është bërë e ditur që tre prej tyre kishin vdekur në këtë ndërtesë ndërsa dy të tjerë rrugës për në spital.

Irma ka shkatërruar shumicën e shtëpive në Florida Keys ndërsa tre milionë persona aktualisht janë pa energji elektrike ne Florida, Gjeorgjia dhe Kartolinën Jugore e Veriore.

Shpërndaje.