Terrorizmi, jo më prioritet i SHBA, Mattis: Konkurenca ushtarake me Kinën e Rusinë, parësore

Terrorizmi nuk është më prioriteti i Shteteve të Bashkuara. Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha se tashmë prioritet është konkurrenca me fuqitë e tjera të mëdha.

Hegjemonia ushtarake globale amerikane, tha ai, po kërcënohet vazhdimisht nga fuqi në rritje, si Rusia dhe Kina.

Mattis nuk përmendi emra, por dukej qartë se i referohej Rusisë, kur e paralajmëroi për “kërcënimin e demokracisë amerikane”.

“Nëse na sfidoni, do të jetë dita juaj më e keqe dhe më e gjatë”, u shpreh ai.

Duke folur në Universitetin John Hopkins në Baltimore, Sekretari i Mbrojtjes i bëri thirrje Kongresit për më shumë fonde në fushën e mbrojtjes. /tch/

Shpërndaje.