USPE dhe Vala me projekte për studentët, më 22 dhjetor hapja e projektit me koncert (VIDEO)

Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me operatorin telefonik Vala kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me anë të së cilës studentët e Universiteteve shtetërore të Kosovës do të përfitojnë benefite të shumta, raporton Gazeta Liria.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar më 30 Tetor, USPE dhe Vala po realizojnë projektin “USPE n’trip”. Nga ky projekt studentët e Universiteteve shtetërore të Kosovës do të përfitojnë:

1. Numra pa pagesë aktive me pakon n’trip (pako përfshinë thirrje pa limit, 500 sms, 2GB internet),
2. Bursa në varësi nga numri i klikimeve,
3. Punë praktike në kompaninë Vala,
4. Trajnime, workshope dhe mbështetje në projekte konkrete.

Në kuadër të këtij projekti, më 22 Dhjetor nga ora 16:00, në sallën 1 Tetori tek Qendra e Studentëve, USPE dhe Vala do të organizojnë hapjen e projektit, me një gala koncert ku do të marrin pjesë shumë këngëtarë si: Kida, Mozzik, Alban Mehmeti, Xhela, Tarabuka Band, Dj Star, Naser Beqiri, Enis Bytyqi dhe Butrit Rashiti.

Për këtë projekt, kemi realizuar një video intervistë ekzkluzive me Kryetarin e Unionit të Studentëve Pro Europian, Egzon Dakun, të cilën intervistë mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Liria/

USPE - koncert

Shpërndaje.