Vrasja e Ivanoviqit e lë Kosovën në defanzivë!

Shkruan: Selim Daku

Serbia është e njohur për nxitje të veprimeve përmes të cilave tenton të shkaktoj trazira, panik dhe pasiuri të qytetarët e Kosovës dhe në rajon.

Jemi dëshmitarë të shumë veprimeve të tilla nga ana e serbisë dhe nëse dikush duhet të ndërpresë bisedimet atëherë ajo palë nuk është Serbia. Kjo për shumë arsye.

Shteti serb në shumë momente përmes veprimeve të llojllojshme ka fabrikuar ngjarje të cilat kanë shkaktuar pasoja në arritjen e objektivave në negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në shumicën e rasteve edhe ka diktuar temat e dialogut.

Veriu i Mitrovicës ka qenë arena e zhvillimit të këtyre problemve në mes të palëve në dialog. Probleme të cilat janë krijuar vazhdimisht përmes provokimeve nga Serbia.

Për opinionin janë të njohura rastet e fabrikimeve të problemve artificiale etnike në veri të mitrovicës. Shembull konkret ishte fillimi i ndërtimi të murit ndarës në mes të komunës së mitrovicës së veriut dhe jugut i inicuar nga strukturat serbe gjë për të cilën u krijua zhurmë e madhe saqë u bë edhe pjesë e diskutimeve në dialogun e brukselit.

Pas përfundimit të këtij problemi erdhi provokimi tjetër nga ana e serbisë. Ishte cështja e trenit dhuratë e Rusisë për Serbinë, me mbishkrime kundër shtetit të Kosovës i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicën e Veriut. Treni edhe pse nuk arriti kurrë në destinacionin e synuar dhe u kthye aty nga u nis krijoi momentum të ri në raportet Kosovës- Serbi dhe qoi në ndërmarrjen e masave policore të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, duke mos dashur të paragjykoj vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dyshoj se ajo mund të jetë si vazhdim i fabrikimeve për tensionim të situatës nga ana e shtetit serb.  Këtë herë “fabrikimi” kishte për pasojë humbje jete.

Në raport me këto stituata Kosova cdo herë ka qenë në defenzivë, duke mos qenë këmbngulëse në qëndrime dhe duke mos imponuar formatin e dialogut.. Kjo situatë dhe të tjerat në të kaluarën cdo herë kanë cënuar dialogun dhe kanë vënë në pikëpyetje qenësinë e shtetit të Kosovës. Prandaj, shteti ynë nuk duhet të bie pre e këtyre provokimeve.

Kosova ka reagimin përfaërsisht të njejtë në secilën situatë, ndërkaq në serbi këto momente kanë shërbyer për unifikim të klasës politike.

Shtetu i Kosovës duhet të vazhdojë dialogun, ndërkaq në dialog duhet patur qëndrime dinjitoze. Qëndrime dinjitoze mund të ketë vetëm një qeveri dinjitoze, e qeveria dinjitoze Kosovës i mungon. Prandaj dyshoj shumë në performancën e kësaj qeverie në dialogun që do të zhvillohet në bruksel, i cili do të rifilloj kur serbia të jetë e gatshme.

Është shumë me rëndësi për qytetarët e Kosovës që qeveria e ardhshme të jetë qeveri stabile në numra edhe qëndrime. Të përbëhet nga intelektual që kanë guxim, pa skandale korrupsioni dhe nepotizmi në mënyrë që edhe dialogu me serbinë të jetë ai cfarë do ta dëshironim të gjithë.

Shpërndaje.